Subjekte me veprimtari riparimi dhe mirëmbajtje karrocerie

Data e lajmit: 20 Mar 2024

Me një fokus të qartë në përmirësimin e standardeve të shërbimit, në zbatim të Ligjit nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi, DPSHTRR do të jetë gjithashtu e fokusuar mbi kontrollin e subjekteve me veprimtari riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë.

Çfarë do të kontrollojmë?

  1. Licenca
  2. Pajisjet dhe instrumentet
  3. Ambientet e punës
  4. Regjistri i veprimtarisë

Në këtë proces, subjektet do të kenë detyrimin e një Përgjegjësi Teknik (DAP).

Kujdesi dhe përgjegjësia janë në qendër të suksesit tonë të përbashkët!