DPSHTRR

You are here

Aksidentet Rrugore Janar-Mars 2022!

Edhe tremujori JANAR-MARS 2022 konfirmohet shumë POZITIV!

    Njoftim mbi pezullimin e përkohshëm të shërbimeve në Qendrën e Kontrollit Teknik Korçë!

    Të nderuar qytetarë, për shkak të kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e Qendrës së Kontrollit Teknik në qytetin e Korçës, shërbimi do të pezullohet për datat 4-7 Maj 2022.

    Arts & Crafts me temë mbi Sigurinë Rrugore, në kampin e Borshit!

    Arts & Crafts me temë mbi Sigurinë Rrugore, në kampin e Borshit! Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon të jetë e përkushtuar me zemër në këtë projekt, ku është fort e bindur që edukimi që në moshë të vogël, është mënyra më efektive për të sjellë ndryshim të mirëfilltë!

    Gëzuar Fiter Bajramin!

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor uron të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Fiter Bajramin!

    Super atmosferë me Gent Bushpepa!

      Super atmosferë me këngëtarin e rockut, Eugent Bushpepa, në South Outdoor Albania ku Retro Albania i dedikoi artistit një Targë Suvenir! Mund të porosisni një targë suvenir online në websitin zyrtar të Retro Albania, www.retro.al, ku mund të përzgjidhni 9 karaketere, ngjyrën dhe formën e targës. Proces shumë praktik dhe i shpejtë.

    Certifikatë pjesëmarrje në Këndin Edukativ të Sigurisë Rrugore!

    Fëmijët të cilët marrin pjesë në Këndin Edukativ të Sigurisë Rrugore, pasi përfundojnë cirkuitin, pajisen me një Certifikatë pjesëmarrje të personalizuar!

    Targat Suvenir në SOF!

    Argëtim, kulturë dhe solidaritet me Ukrainën! Punishtja jonë e Targave Vintage nga DTSH është vendosur në Borsh, mes South Outdoor Festival e pranë Kampit të Sigurisë Rrugore të DPSHTRR!

    Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në Borsh!

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me South Outdoor Albania, lokalizohet në zonën e fëmijëve, me Këndin Edukativ të Sigurisë Rrugore në Borsh! Simulim situata rrugore dhe mësim tabela e sinjalistika kryesore rrugore për çdo fëmijë pjesëmarrës!

    Elita 5 në një targë!

    Mbi 30 vjet në skenat shqiptare, grupi Elita 5 ju bashkua skenës së South Outdoor Festival! Si pjesë e komunitetit të stilit vintage dhe Retro, manifestuam dëshirën dhe respektin tonë me një targë suvenir, si flamur mirënjohje! Faleminderit çuna!
     

    NJOFTIM!

    Në ditët e pushimit zyrtar, në datat 2-3 Maj, DPSHTRR nuk do të ofrojë shërbim në sportele!

    Brenda 1 Qershorit vjen furnizimi me prokatetet e reja të targave!

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, brenda datës 1 Qershor 2022, do të sjellë risitë e targave të vogla përpara për autoveturat, targat me përmasa amerikane përpara/mbrapa, targat e motomjeteve të standardizuara!

    Siguria Rrugore në South Outdoor Festival, Borsh!

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve e Transportit Rrugor ju fton të vini në Borsh!

    Ndryshime në sektorin e Autoshkollave, sigurinë rrugore dhe për drejtuesit e mjeteve!

    Me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, risi dhe ndryshime pozitive vijnë për sektorin e Autoshkollave, Sigurinë Rrugore dhe për drejtuesit e mjeteve me Udhëzimin e ri të MIE, Nr. 9, dt. 14.4.2022.

    Siguria Rrugore në shkollën "Servete Maçi", Tiranë!

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon rrugën e gjatë të edukimit të brezave me dashurinë për natyrën si një domosdoshmëri për t’u rritur të shëndetshëm dhe të lumtur!

    NJOFTIM!

     
    Në ditën e pushimit zyrtar, më datë 25 Prill, DPSHTRR nuk do të ofrojë shërbim në sportele!

    Vijojnë punimet në QKT Fier!

    Vijojnë punimet në kantierin e Qendrës së Kontrollit Teknik në Fier, ku tashmë ndryshimi është i prekshëm. Pjesë e planit transformues të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar, ky kompleks ofron shërbim për mbi 67,000 drejtues automjetesh, dhe është një nga investimet më me rëndësi të DPSHTRR-së!

    Siguria Rrugore në South Outdoor Festival, Borsh!

    Orët edukative të Sigurisë Rrugore i bashkohen aventurës së radhës së South Outdoor Festival!

    Bëhu një shofer/e i/e zgjuar!

    Kërkohet shoferi më smart i botës! A gjendet ai vallë në Shqipëri?!

    Ka nisur konvertimi i ljeve të drejtimit me Gjermaninë!

    Së fundmi u firmos edhe marrëveshja e njohjeve reciproke të lejeve të drejtimit midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, një procedurë e shumë kërkuar nga shumë shtetas shqiptarë, të cilët punojnë e jetojnë në Gjermani. Një rast konkret na vjen nga Z. Saimir Bali, rezident në landin e Bavarisë, qyteti Ingolstadt, punon në sektorin e ndërtimit.

    Gëzuar Pashkët Katolike!

    Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë nga Automotorizimi Shqiptar!
    ____

    Pages