Ekipi i Sigurisë Rrugore, zhvilloi orën edukative me nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Ismail Klosii" në Ballsh

You are here

Stacioni i sotëm i ekipit të Sigurisë Rrugore ishte Ballshi, ku zhvilluam orën edukative me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ismail Klosi”.

Në pjesën teorike, vogëlushët u njohën me rregullat bazë të qarkullimit rrugor dhe pastaj i vendosën ato në praktikë në cirkuitin e improvizuar nga ne.

Në të gjitha orët edukative, kujdesemi që të ketë gjithmonë një dozë argëtimi , duke zhvilluar lojëra me tematika të sigurisë rrugore.

Për t’u njohur edhe ju me programet tona, ose për të rezervuar orën edukative pranë shkollës suaj, vizitoni: siguriarrugore.dpshtrr.gov.al