Agjencitë për praktikat e qarkullimit të mjeteve

You are here

Me një fokus të qartë në përmirësimin e standardeve të shërbimit, në zbatim të Ligjit nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi, DPSHTRR do të kryejë kontrollin e Agjencive për praktikat e qarkullimit të mjeteve.

Çfarë do të kontrollohet pranë këtyre subjekteve?

  1. Autorizimi.
  2. Pajisjet dhe instrumentet.
  3. Ambientet e punës.
  4. Regjistri i veprimtarisë.

Këto agjenci kanë detyrimin e një Përgjegjësi Teknik (VAP), si dhe regjistrimin në seksionin përkatës të regjistrit, pranë DPSHTRR.

Rritja e cilësisë së shërbimeve, profesionalizmit, janë ndër objektivat tona kryesore.

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”