DPSHTRR

You are here

Qendra e re e kontrollit teknik Vlorë!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vijon të uli tarifa e kosto për qytetarët ndërsa modernizohen e rritet maksimalisht cilësia e çdo infrastrukture të DPSHTRR! Qendra e Kontrollit Teknik (Kolaudimi), në DRSHTRR Vlorë drejt një transformimi të plotë, me kushte optimale për shërbimin dhe qytetarët e qarkut jugor, që paraqiten për kontrollin teknik të mjeteve rrugore!

NJOFTIM!

NJOFTIM!
Në ditën e pushimit zyrtar, më datë 18 Prill, DPSHTRR nuk do të ofrojë shërbim në sportele!
Në datën 19 Prill, orari i shërbimit është: 08:00-19:00!

Godina e Re e Arkivave Qendrore të DPSHTRR!

DPSHTRR tashmë ëshë gati për fillimin e magazinimit të regjistrave e dosjeve fizike në godinën e re të Arkivave Qendrore, ku pëfshihen instalimet përfundimtare, sistemin e antizjarrit, rifiniturat e brendshme, klimatizimin e sistemet e reja bashkëkohore.

Raporti Janar-Mars 2022!

Të motivuar e të përkushtuar për të përmirësuar kulturën automotive e për të sjellë një frymë ndryshimi në transportin rrugor dhe përqasjen e drejtimit të mjetit, sjellim pasqyrën e rezultateve rekord të DPSHTRR-së për periudhën Janar-Mars 2022!

Vijon puna rikualifikuese DRSHTRR Korçë!

Vijon puna në kantierin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Korçë, i cili po vjen si një kompleks rajonal tërësisht i ri! Shumë shpejt do të kemi kushte dinjitoze për shërbimet e transportit rrugor të qarkut juglindor për çdo qytetar! Jemi në proces transformimi rrënjësor të Automotorizimit Shqiptar!

Përmirësimi i mobilitetit në Shqipëri!

Shkëputur nga fjalimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Panairin e Mjedisit, Energjisë dhe Transportit!
 

Siguria Rrugore tek sheshi "Italia"!

Nuk rreshtin aktivitetet edukative mbi Sigurinë Rrugore nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor! Tashmë është kthyer në një aktivitet magnet për kalamajtë, përdoruesit e sotshëm e të nesërm të rrugës, si pasagjerë, pedalues, këmbësorë e drejtues mjetesh rrugore!

NJOFTIM MBI QENDRËN E KONTROLLIT TEKNIK KORÇË!

Të nderuar qytetarë, për shkak të kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e Qendrës së Kontrollit Teknik në qytetin e Korçës, shërbimi do të pezullohet për datat 7-11 Prill 2022.

Ditën e martë, më 12 Prill, shërbimi do vijojë normalisht! Qytetarët të cilët nuk do kryejnë kontrollin teknik të mjetit në datat 7-11 Prill, dhe tejkalojnë afatin, mund të paraqiten ditën e martë më datë 12 Prill, dhe sistemi nuk do të gjenerojë gjobë për vonesën e shkaktuar.

Për çdo paqartësi, ju ftojmë të telefononi në numrin: +355688015833.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

Forumi i Hapur për Transportin Publik Qytetës!

Forumi i Hapur për Transportin Publik Qytetës, organizuar nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës sëbashku me GIZ na uli të diskutonim problematikat e sektorit, të ndanim ide e projekte konkrete në proces, shembuj e eksperienca nga rajoni, mes ekspertësh të transportit publik nga Europa që po asistojnë Bashkinë Tiranë me konsulencë e studime të dobishme.

Siguria Rrugore në shkollën "Jorgji Dilo", Elbasan

E kush më shumë se fëmijët ushqehet me kuriozitet për të mësuar gjëra të reja!

Rinovimi i Lejes së Drejtimit nga ÇDO drejtori!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor vijon me risi të reja në shërbimin e saj! Tashmë rinovimi i Lejes së Drejtimit, mund të kryhet në ÇDO Drejtori Rajonale, pavarësisht vendbanimit të mbajtësit të lejes së drejtimit! Praktikisht do jetë një shërbim aty ku jeni ju!

Drejtoria e re në BERAT!

Kënaqësi t’i shprehnim sot Kryeministrit Z. Edi Rama dhe Ministres sonë Znj.

Rikualifikim tërësor në Qendrën e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK)!

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor vijon punën për rikualifikimin tërësor të Qendrës së Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK)! Synojmë përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qyte

Vijon Edukimi Rrugor në Këndin Statik Të Vlorës!

Buzëqeshje të dashura nën "hijen" e kokores mbrojtëse, teksa mësojnë për rregullat e Sigurisë Rrugore, në Këndin Statik në qytetin e Vlorës. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor vijon të mësojë aktivisht brezin e ri, si përdorues të ardhshëm të rrugës e si kontribues në vijim, pse jo, të politikave rrugore! Fëmijë të edukuar, e ardhme e siguruar!

DPSHTRR uron komunitetin mysliman!

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor uron të gjithë besimtarët myslimanë të kenë një Ramazan të paqshëm e agjërim të gëzueshëm e të pranuar!

REZERVO KOLAUDIMIN E MJETIT NË E-ALBANIA!

REZERVO KOLAUDIMIN E MJETIT NË E-ALBANIA, me identifikim si individ ose si subjekt, përmes llogarisë suaj!

Transformimi i kushteve në DPSHTRR Rajonale!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor është krenare për kushtet fantastike, ku nga Shkurti 2022 ofrojmë mbi 120,000 shërbime në vit për mbi 55,000 drejtues mjeti, për bashkitë Berat, Kuçovë, Dimal dhe Skrapar të Qarkut të Beratit! Drejtoritë rajonale të DPSHTRR nuk janë vetëm shtëpitë e Automotorizimit Shqiptar në çdo qark, por edhe ndërgjegje, edukatë dhe fytyrë e re e këtij s

Investime strategjike në DRSHTRR Fushë-Prezë!

Blerja nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, e pronës së re të kompleksit të Prezës, klasifikohet si investim strategjik, sepse grupohen shërbimet dhe mundësohen projekte jetike për Automotorizimin Shqiptar.

Vijon puna në kantierin e QKT, DRSHTRR Gjirokastër!

    Vijon puna për rikualifikimin tërësor të Qendrës së Kontrollit Teknik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Rrugor në Gjirokastër! Synojmë përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin dhe rritjen e sigurisë në proceset teknike të shërbimit!

Së shpejti nis rikonstruksioni i selisë qendrore të DPSHTRR!

Në kuadër të rikonstruksionit të selisë qendrore të zyrave të DPSHTRR, kryem shpimet gjeologjike dhe testimet sizmike për të nxjerrë koefiçientet e projektimit per godinën e re, në zbatim të Lejes Zhvillimore nga KKT.

Pages