Shërbimi i Kontrolli Teknik për periudhën Janar - Shkurt 2024

You are here

Muaj pas muaji, ndjekim me vëmendje ecurinë e shërbimit të Kontrollit Teknik prej nga ku për periudhën Janar-Shkurt 2024 evidentojmë se:

61, 572 mjete kanë kryer testin e Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Shkurt 2024, +17.3% krahasuar me të njëjtën periudhë për vitin 2022, nga ku:

  • 34% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë;
  • 91.8% e mjeteve të testura janë automjete 4+1 - 8+1 vende;
  • 33.1% e totalit të mjeteve të testuara janë ritestuar, 4% më shumë krahasuar me Janar-Shkurt 2022;

36.5% e mjeteve të testuara, 7.4% më shumë krahasuar me Janar-Shkurt 2022, nuk e kanë kaluar testimin si pasojë e problematikave të ndryshme ku dominojnë:

  • 44.8% Mangësi vizuale e funksionale;
  • 25.3% Sistemi i shkarkimit te gazrave;
  • 14.8% Sistemi i drejtimit;
  • 15.1% Sistemi i frenimit.

1,209 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, + 22.7% më shumë krahasuar me Janar-Shkurt 2023 !

Ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër të cilat përbëjnë kërcënim për sigurinë rrugore

Rezervoni online orarin për kontrollin teknik të mjetit në e-Albania!

Tags: