DPSHTRR, këtë fundjavë realizoi trajnim me përfaqësues të Drejtorive Rajonale

Data e lajmit: 09 Mar 2024

DPSHTRR si një institucion shërbim ofrues, ka në fokus standartizimin e ofrimit të shërbimit, ruajtjen e tij dhe përmirësimin e vazhdueshëm për t'ju përshtatur nevojave në ndryshim!

Në mbështetje të këtyre objektivave, në mënyrë periodike realizojmë trajnime të stafit në nivel Drejtorie Rajonale apo Drejtori të Përgjithshme.

Këtë fundjavë realizuam trajnim me përfaqësues të Drejtorive Rajonale mbi temat:

  • Dokumentacioni i origjinës dhe Identifikimi i treguesve teknik të mjeteve;
  • Kategoria mjedisore dhe Ndryshimet konstruktive të mjeteve;

Trajnojmë, zhvillojmë për shërbime cilësore!