DPSHTRR

You are here

Këshilla për reduktimin e shkarkimit të gazeve ndotëse!

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, në mbështetje të nismave të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit - FIA, sjell në vëmendje disa këshilla praktike për reduktimin e shkarkimit të gazeve ndotëse nga automjetet, si formë mirëmbajtje dhe kursimi të lëndëve djegëse për mjetet!

NJOFTIM!

   

NJOFTIM!

Me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e hënë, datë 21.03.2022, do jetë ditë pushimi. Dita e martë, datë 22.03.2022 është festa zyrtare e Nevruzit. Oraret e shërbimit për javën në vijim do të jenë:

E Mërkurë 08:00-19:00

E Enjte - e Premte 08:00-16:00

Vëmendje! Shërbimi për kontrollin teknik të mjeteve, për ata që kanë rezervuar ONLINE, përmes e-Albania, do vijojë normalisht gjatë ditës së hënë!

Së shpejti QKT e re në DRSHTRR Berat!

    Vijon puna për rikualifikimin tërësor të Qendrës së Kontrollit Teknik, Dimal në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Berat! Puna vijon në orare e grafik pune pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, rritje ergonomie e optimizim zinxhiri të shërbimit!

Së shpejti QKT e re në DRSHTRR Vlorë!

    Jemi drejt fundit në kantierin e rikualifikimit të plotë të Qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor në Vlorë! Kemi krijuar kushte optimale për shërbimin dhe qytetarët që paraqiten për kontrollin teknik të mjeteve rrugore të qarkut jugor!

Mbështetje prej 100 lekë të reja për çdo litër naftë!

Mbështetja prej 100 lekë të reja për çdo litër naftë të deklaruar si shpenzim pranë DPT, sipas një tavani mujor nevoje për secilin operator të transportit publik të udhëtarëve, pra qytetës, rrethqytetës e ndërqytetës të linjave, të licencuara nga DPSHTRR, MIE dhe Bashkitë, për një periudhë 3-mujore, është një ndihmë e jashtëzakonshme siç është edhe situata që

NJOFTIM

NJOFTIM!

Në ditën e pushimit zyrtar, më datë 14 Mars, DPSHTRR nuk do të ofrojë shërbim në sportele!

Në datën 15 Mars, orari i shërbimit është:

08:00-19:00

Transformimi në Qendrën e Kontrollit Teknik, Tirana 2 NSHRAK

Vijon puna për rikualifikimin tërësor në Qendrën e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK) në orare e grafik pune pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, rritje ergonomie e optimizim zinxhiri të shërbimit! Ambiente të kuruara e që rrezatojnë rregull e higjienë nxisin mirësjellje e kulturë. Investimet 100% me fondet e DPSHTRR nga vetëfinancimi, rezultat i mirëadministrimit, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

Pasioni RETRO rindizet në sheshin “Skënderbej”

Pasioni RETRO rindizet në sheshin “Skënderbej” dhe diellin e verës e sjellin mjetet e koleksionit historik shqiptar bashkë me vespat shumëngjyrëshe!

Targat tuaja suvenir mund të jenë gati në pak minuta ndërsa ju shijoni diellin dhe mjetet e ekspozuara në mes të sheshit, ose mund të qëndroni në këndin festiv RETRO për të parë nga afër procesin e prodhimit!  Zgjidh formën, ngjyrën dhe emoji-t e preferuara!

Fondet e mbledhura prej tyre do të shkojnë të shkojnë si ndihma vullnetare për Ukrainën! 

DPSHTRR ka zë në takimin mbi Harmonizimin e Rregullave mbi Mjetet Rrugore nën Komitetin e Transportit të Brendshëm - Komisioni Ekonomik Europian

DPSHTRR ka zë në takimin mbi Harmonizimin e Rregullave mbi Mjetet Rrugore, nën Komitetin e Transportit të Brendshëm - Komisioni Ekonomik Europian, pjesë e Këshillit Ekonomik e Social të Kombeve të Bashkuara, Sesioni 186, WP.29, 8-11 Mars 2022!

KONTROLLI TEKNIK: Qershor 2021 - Shkurt 2022

   

KONTROLLI TEKNIK: Qershor 2021 - Shkurt 2022! 

Në këtë 9-mujor, nga rinisja e shërbimit nën administrimin e DPSHTRR, janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 265,453 mjete, nga të cilat:

Automjete (4+1/8+1) 73.2%

Kamion 17%

Motomjete 4.9%

Autobus 2.1%

Rimorkio 1.9 %

Mjete ndërtim/punë toke 0.4%

 77,414 (29.2% e totalit te mjeteve) janë ngelur/ refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj!

Pranvera n’RETRO po vjen

Pranvera n’RETRO po vjen!   

Pranvera n’RETRO ka kënaqësinë t’ju mirëpresë Ditën e Verës, 14 Mars 2022, në Tiranë! 

Në sheshin “Skënderbej” disa nga mjetet historike më të spikatura të koleksionit shqiptar do ju mirëpresin si himn i pranverës e ditëve me diell.

Sigurisht nuk do të mungojë Punishtja e Targave Suvenir, për të gjithë ata që dëshirojnë të personalizojnë targën me dedikime të veçanta! Fondet nga shitja e targave suvenir do të shkojnë si ndihma vullnetare për Ukrainën! 

Falenderojmë Bashkinë e Tiranës për ftesën dhe bashkëpunimin!

Transformimi i DRSHTRR Korçë

 Në kantierin e DRSHTRR Korçë, kompleks rajonal tërësisht i ri! Shumë shpejt do të kemi kushte dinjitoze edhe për shërbimet e transportit rrugor të qarkut juglindor! 

Transformim rrënjësor i Automotorizimit Shqiptar! Investime 100% nga vetëfinancimi!

 

 

Si do të jenë targat e mjeteve për Konsujt e Nderit në Republikën e Shqipërisë

Me kërkesën e DPSHTRR, MEPJ dhe MIE propozuan ndryshimin në VKM Nr. 420 të Ceremonialit Shtetëror. Rregullohet targa e mjeteve për Konsujt e Nderit në Republikën e Shqipërisë, nga një ngjitëse adeziv ose shtojcë në një targë të vetme me karaktere jeshile (si targa diplomatike) që nis me inicialet e dallueshme HCC!

Bianka Dervishi- Kamionistja që e sheh botën mes dritave të kamionit

   

Personazhi ynë i radhës që na rrëfen se forca e ëndrrës dhe pasionit lë pas çdo sfidë, është Bianka Dervishi nga Durrësi. Kamionistja që e sheh botën mes dritave të kamionit, pa u ndikuar aspak nga vështrimet plot habi që merr nga kushdo që e shikon. Vajza e ëndrrave të mëdha dhe e paragjykimeve që nuk e prekin aspak. 

A e dini se në Shqipëri janë rreth 540 femra të cilat zotërojnë të paktën një nga kategoritë e lejeve të drejtimit C-DE?

Qytetet me numrin më të lartë të shofereve që ngasin mjete të tonazhit të rëndë janë: Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Pages