DPSHTRR

You are here

Gëzuar 8 Marsin punonjëseve të DPSHTRR

Gëzuar 8 Marsin punonjëseve të DPSHTRR!

#8MARS, ditën kushtuar grave, dëshirojmë të përshëndesim e falenderojmë punonjëset tona për përkushtimin dhe kontributin e tyre të përditshëm! 

A E DINI SE?

Studentet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike - UPT/ Pasioni Nuk Njeh Gjini

#PasioniNukNjehGjini

Fiona, Enisa dhe Stela, studentet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike - UPT, japin mesazhet e tyre duke theksuar se pasioni dhe puna nuk përkufizohen nga gjinia, dhe forca e dëshirës shpërfill çdo “tabu”shoqërore.

Kompleksi i ri DRSHTRR Berat

   Nga Shkurti 2022 ofrojmë mbi 120,000 shërbime në vit për mbi 55,000 drejtues mjeti, për bashkitë Berat, Kuçovë, Dimal dhe Skrapar të Qarkut të Beratit!  Drejtoritë rajonale të DPSHTRR nuk janë vetëm shtëpitë e Automotorizimit Shqiptar në çdo qark, por edhe ndërgjegje, edukatë dhe fytyrë e re e këtij shërbimi publik pranë komuniteteve, tregues të respektit për qytetarin! Pamjet nga kompleksi i ri i DRSHTRR Berat, stoli në hyrje të qytetit, identitet dhe provë e transformimit tërësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

Vijon rikualifikimi i QKT Gjirokastër!

   Vijon puna për rikualifikimin tërësor të Qendrës së Kontrollit Teknik, Gjirokastër! Realizimi i punës po kryhet pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët! Fonde vetëfinancimi të arritura falë mirëadministrimit tre-vjeçar 2019-2021!

Për informacione mbi investimet në Drejtoritë Rajonale apo për çdo paqartësi, DPSHTRR fton qytetarët t’i drejtohen faqes zyrtare www.dpshtrr.gov.al

Solidaritet për Ukrainën!

   

Solidaritet me Ukrainën, me evropianët ukrainas të sulmuar e dhunuar në shtëpinë e tyre nga agresori që nuk është Rusia por një i çmendur në kontroll të aparatit ushtarak rus që po terrorizon ukrainasit dhe tërë globin në vitin 2022! Kjo nuk është as luftë, është KRIM i pacipë kundër njerëzimit, është sulm ndaj të gjithëve ne, ndaj lirisë e ndaj jetës sonë! Lutemi për Ukrainën dhe fatin e të gjithë botës! Vuajmë me Ukrainën!

Bli një targë suvenir si në foto, dhe fondi shkon për popullin në nevojë të Ukrainës!

Së shpejti "Manualet Edukative mbi Sigurinë Rrugore”!

   

Siguria Rrugore, pjesë e orëve mësimore në çdo vit shkollor parauniversitar! 

Rikualifikim tërësor i QKT në Sarandë!

   Rikualifikimi tërësor i Qendrës së Kontrollit Teknik të Drejtorisë Rajonale në Sarandë nuk mund të mos ishte pjesë e ndryshimit rrënjësor të kushteve të shërbimit e të punës së DPSHTRR! Realizimi i punës po kryhet pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët! Fonde vetëfinancimi të arritura falë mirëadministrimit tre-vjeçar 2019-2021!

DRSHTRR Korçë në rrugën e transformimit!

   

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në transformim rrënjësor! Jo vetëm për sa i përket cilësisë së shërbimeve dhe risive, por edhe kushteve të punës dhe të një ambienti dinjitoz të pritjes së qytetarëve!

Bashkëbisedim me Autoshkollat kryesore në Tiranë!

Bashkëbiseuam sot, me Autoshkollat kryesore që operojnë me Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë! Takim i cili zgjati rreth 4 orë, në të cilin diskutuam mbi ide, sugjerime, nevoja, problematika, në përpjekje për të përmirësuar sa më shpejt kuadrin rregullator dhe çdo hallkë tjetër shërbimi në funksion të sektorit por edhe për përfituesin kryesor - qytetarët tanë!

Marrëveshje bashkëpunimi midis DPSHTRR dhe Policisë së Shtetit!

Marrëveshje bashkëpunimi midis DPSHTRR dhe Policisë së Shtetit! Për rrugë më të sigurta!

Vox Pop pas testimit të praktikës për lejen e drejtimit!

    Qëndrojmë pranë qytetarëve përmes anketimeve të shpeshta, pasi marrin shërbim nga drejtoritë tona. Kësaj here pyetëm aplikantët për Leje Drejtimi pas Provës së Praktikës në Tiranë, ku zhvillohen rreth 35% të testimeve në rang vendi.

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat!

    Drejtoritë rajonale të DPSHTRR-së nuk janë vetëm shtëpitë e Automotorizimit Shqiptar në çdo qark, por edhe ndërgjegje, edukatë dhe fytyrë e re e këtij shërbimi publik pranë komuniteteve! Fotot n

DJE VS SOT në DRSHTRR Dibër!

    Si e gjetëm DRSHTRR Dibër!!! Kemi tendencën të harrojmë shpejt, por punët e mira flasin vetë! Albumi me pamjet DJE - SOT, për të kuptuar se transformimi, kthimi i besimit, rilindja e shërbimit kërkojnë kushte dhe kohën e domosdoshme të ndodhin!

Përmirësim kushtesh në Drejtorinë e Targave dhe Shtypshkrimeve!

Drejtoria e Targave dhe e Shtypshkrimeve (DTSH), shërben si një bazë prodhuese e materialeve mbështetëse për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ku ndër të tjera, kemi përmirësuar ndjeshëm kushtet teknologjike e të punës, si edhe është investuar në kapitalin njerëzor me ristrukturim dhe paga më të larta e motivuese.

NJOFTIM!

   

NJOFTIM!

Ju njoftojmë se për shkak të problemeve teknike të palëve të treta, mund të ketë luhatje të ofrimit të shërbimeve në sportelet e drejtorive rajonale.

Po punohet që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt!
 
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

Njoftim për qytetarët!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor rikujton të gjithë ata qytetarë që prej kohësh nuk qarkullojnë më me mjetin e tyre ose nuk do të qarkullojnë për një kohë të gjatë në vijim, të çregjistrojnë mjetin përkohësisht

JANARI 2022 shumë POZITIV!

JANARI 2022 shumë POZITIV!
107 aksidente rrugore, -14.41% më pak krahasuar me vitin 2021!

Një ditë në Këndin Statik të Sigurisë Rrugore në Vlorë!

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në Vlorë, në ambientet e Shkollës Industriale “Pavarësia”, investimi ynë për programet edukative mbi trafikun, tashmë një nga destinacionet e preferuara të vogëlushëve!

Pages