Kësaj radhe ekipi i Sigurisë Rrugore udhëtoi drejt Patosit për të zhvilluar një orë edukative rreth rregullave të qarkullimit rrugor pranë shkollës 9-vjeçare “Muhamet Shehu”. 

Data e lajmit: 28 Feb 2024

 Kësaj radhe ekipi i Sigurisë Rrugore udhëtoi  drejt Patosit për të zhvilluar një orë edukative rreth rregullave të qarkullimit rrugor pranë shkollës 9-vjeçare “Muhamet Shehu”. 

Në këtë sesion, nxënësit mësuan  rregullat bazë të qarkullimit rrugor dhe i praktikuan ato në një cirkuit të improvizuar nga ne. 

 Për të bërë mësimin e tyre më argëtues, krijuam lojëra të ndryshme  me tematikë të sigurisë rrugore, që i ndihmuan ata të thellonin edhe më tej dijet e tyre.  

 Për më tepër informacione rreth programeve tona, ose për të rezervuar orën tuaj edukative vizitoni: siguriarrugore.dpshtrr.gov.al