DPSHTRR

You are here

Takim me përfaqësues të koncesionarëve!

Takim në #DRSHTRRTiranë me përfaqësues të subjekteve koncesionarë të mjeteve ku u diskutuan çështje të lidhura me ndryshimet në VKM nr. 153, udhëzime të MIE.

Nisi rikualifikimi i QKT Gjirokastër!

   Nisi puna edhe për rikualifikimin tërësor të Qendrës së Kontrollit Teknik në qytetin e Gjirokastrës! Punimet nuk do të ndërpresin as orare e as grafik pune të shërbimit të kolaudimit. Synojmë përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, rritje ergonomie e optimizim zinxhiri të shërbimit! Investimet janë tërësisht me fondet e DPSHTRR-së nga vetëfinancimi falë mirëadministrimit, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

Takim me skuadrën e DRSHTRR Berat!

    Takim me skuadrën e DRSHTRR Berat, prej pak ditësh nën drejtimin e Drejtorit Rajonal Z.

DPSHTRR motivon sektorët me risk të lartë vështirësie!

   

DPSHTRR tashmë "rijetëson" çdo element të saj! Investim në kapitalin njerëzor duke motivuar dhe rregulluar pagat për sektorët me risk të lartë ekspozimi dhe vështirësie në kushte e orare. Kemi bindjen se personeli i mirëpaguar për detyrën është hapi kryesor për luftën ndaj fenomeneve negative, paralel me monitorimin dhe sistemet operative!

Dhuroni dashuri çdo ditë të vitit!

Një surprizë e bukur i priti qytetarët sot në  DRSHTRR Tiranë!

Çokollata, trëndafila dhe Targa e Dashurisë!

Çokollata, trëndafila dhe Targa e Dashurisë!

Tregoni dashurinë tuaj me një dhuratë që do të vazhdojë të mbetet gjatë me ju.

Mendoni emrin ose përkëdheljen tuaj të preferuar dhe porositeni targën tuaj të dashurisë online në: www.retro.al/targe-suvenir 

   

Siguria Rrugore në shtëpinë e kampionëve të KS Tirana!

   

Edhe në fundjavë në punë!

Ekipi i Sigurisë Rrugore të DPSHTRR në shtëpinë e kampionëve të KS Tirana!

U zhvilluan orë edukative të sjelljes në rrugë, të kujdesit para semaforit dhe respektimit të vijave të bardha, ku nuk mungoi edhe ekipi i Kryqit të Kuq me simulimet e dhënies së ndihmës së parë!

Edukojmë përmes argëtimit fëmijët për të qenë qytetarë të përgjegjshëm në rrugë e drejtuesa mjeti më të vetëdijshëm kur të rriten!

DPSHTRR_Siguria Rrugore në shkollën “Sabaudin Gabrani”!

   

Shëtisim me Këndin e Sigurisë Rrugore në çdo shkollë! Ndalesa e radhës, shkolla “Sabaudin Gabrani” ku vogëlushët mësuan më shumë mbi rregullat e qarkullimit, sinjalistikat dhe dhënien e ndihmës së shpejtë me Kryqin e Kuq!

Për më shumë informacion mbi eventet e sigurisë rrugore, vizitoni: https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

Greqia përshëndet projektin e Automoto Parkut në Elbasan!

    Kënaqësi kur fqinjët jugorë na përmendin për punë e projekte të mira, me efekt rajonal e përtej kufijve tona! Komuniteti grek i automotosportit do të jetë gjithashtu përfitues i një infrastrukture të mirëfilltë si e Automotoparkut të Elbasanit, nga pozicioni strategjik gjeografik dhe si standarde sigurie e teknike!

 

Në Top News për ndryshimin drastik të Testit të Teorisë!

    Në Zona Zero - Top News, për çfarë kemi bërë për Testin e Teorisë që ishte një kurth i qëllimshëm për ta ngelur qytetarin, një turp për ta detyruar të “gjente anën”, për Manualin e ri Zyrtar që i jep fund çorbës që e vështirësonte edhe më keq mësimin, për ushtrimin e simulimit online të Testit Zyrtar - për volumin e punës që lufton subjektivitetin dhe mistrecllëqet me patentat, dhe për bilancin

Nis puna për rikualifikimin tërësor të QKT Dimal, DRSHTRR Berat!

  Nisi puna edhe për rikualifikimin tërësor të Qendrës së Kontrollit Teknik, Dimal - DRSHTRR Berat, në orare e grafik pune pa e ndërprerë shërbimin e kolaudimit, me synim përmirësimin e ndjeshëm të kushteve të punës për qytetarët e personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, rritje ergonomie e optimizim zinxhiri të shërbimit!

Pages