Statistika të rifitimit të Leje Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Shkurt 2024!

Data e lajmit: 08 Feb 2024

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Vetëm 124 persona nga 922 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Shkurt 2024!

Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 39 riregjistrime, u paraqitën 16 kandidatë ku vetëm 5 prej tyre rezultuan fitues!

922 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 13.4% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT!

Koka bën, koka pëson!

Angari e kosto që mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja

MËSO Programin e Normave të Sjelljes dhe USHTROHU me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në web:

  1. https://lejedrejtimi.dpshtrr.al
  2. Shkarko aplikacionin në mobile:
  1. VLERËSO përgjegjësinë e Lejes së Drejtimit duke zbatuar Kodin Rrugor!
  2. TË UDHËTOJMË TË SIGURT! Libërthi i Shoferit: https://www.dpshtrr.al/te-reja/botime/te-udhetojme-te-sigurt