Keni një mjet të cilin momentalisht nuk e përdorni?

You are here

Keni një mjet të cilin momentalisht nuk e përdorni?

Për të shmangur pagesën e taksave ju mund të kryeni çregjistrim të përkohshëm të mjetit tuaj.

Paraqituni në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin tuaj me:

Dokument identifikimi;

Nëse jeni subjekt fizik ose juridik nevojitet edhe ekstrakti i QKB-së;

Gjithashtu, personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete dokument identifikimi dhe autorizimin për kryerjen e veprimeve;

Leja e qarkullimit të mjetit;

Targat e mjetit;

Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) deri në momentin e çregjistrimit, duhet të jenë shlyer.

Për më shumë informacion: https://www.dpshtrr.al/mjete/cregjistrimi-i-mjetit

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”