Nuk mbani mend afatin e vlefshmërisë së kontrollit teknik? 

Data e lajmit: 04 Mar 2024

Nuk mbani mend afatin e vlefshmërisë së kontrollit teknik? 

 Data e kontrollit të ardhshëm teknik është e printuar në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjetit në fushën “E vlefshme deri më” dhe njëkohësisht edhe në “Pulla e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore” në pjesën e poshtme djathtas të Certifikatës së Kontrollit Teknik.

 Këtë informacion mund ta merrni edhe në sportelin e shërbimit të Kontrollit Teknik pranë çdo QKT pavarësisht vendbanimit tuaj.