Jetoj jashtë Shqipërisë dhe më ka skaduar patenta, ku mund ta rinovoj?

Data e lajmit: 04 Mar 2024

Jetoj jashtë Shqipërisë dhe më ka skaduar patenta, ku mund ta rinovoj?

Leja e Drejtimit, (patenta) rinovohet vetëm në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Për të marrë këtë shërbim, mbajtësi i lejes së drejtimit duhet të paraqitet në Drejtorinë Rajonale vetë personalisht duke dorëzuar dokumentet e mëposhtme:

Mjet identifikimi;

Certifikatë mjekësore;

Leja e drejtimit që i ka mbaruar vlefshmëria.

Ku dhe kur tërhiqet Leja e re e Drejtimit?

Leja e re e Drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, leja e drejtimit tërhiqet për 30 minuta në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK. Në Drejtoritë e tjera Rajonale, kjo procedurë mund të zgjasë 3-5 ditë pune.

Ju mund të gjurmoni lejen tuaj të re të drejtimit për të parë nëse është dërguar te drejtoria rajonale:

https://www.dpshtrr.al/sherbime-online/gjurmo-dokumente

Kujdes! Rinovimi nuk kryhet pranë Ambasadës apo Konsullatës në një shtet të huaj jashtë Shqipërisë!

Ky shërbim NUK mund të kryhet as nga një person i autorizuar prej jush me prokurë.

 Ju duhet të paraqiteni personalisht për të bërë rinovimin e lejes së drejtimit.