Keni blerë një mjet dhe ende nuk e keni kaluar në pronësinë tuaj duke u pajisur me leje të re qarkullimi? 

You are here

Keni blerë një mjet dhe ende nuk e keni kaluar në pronësinë tuaj duke u pajisur me leje të re qarkullimi? 

E dini që neglizhenca paguhet shtrenjtë?! Për çdo ditë vonese mbi 30 ditë nga momenti i shitblerjes, ju ngarkoheni me gjobë si më poshtë:

Për shkelje të afatit mbi 30 ditë deri në 90 ditë kalendarike - 10,000 lekë;

Për shkelje të afatit mbi 90 ditë kalendarike deri në 1 vit - 20,000 lekë;

Për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit - 40,000 lekë.

Qëllimi ynë nuk është t’ju rëndojmë xhepin por të sigurojmë qarkullim e deklarim të rregullt! Gjithashtu, tutelojmë shitësin që duhet të çlirohet nga përgjegjësia mbi mjetin, e të mos ngarkohet me pasoja nga ngjarje eventuale a gjoba! Përditësimi i të dhënave pas çdo akt shitjeje është detyrim i Kodit Rrugor!

 DPSHTRR ju ofron kalimin e pronësisë direkt në sportelet tona, pa Noter, One Stop Shop, ku shitësi e blerësi mund të kursejnë kohë e para, duke azhurnuar dokumentet dhe verifikuar mjetin në sistem! 

Për më shumë informacion, vizitoni: www.dpshtrr.gov.al

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”