Statistika mbi flotën vendase të mjeteve rrugore Janar - Shkurt 2024!

You are here

 E karakterizuar nga një trend rritës i qëndrueshëm nga viti në vit, flota e mjeteve aktive vijon të pasurohet me mjete më pak ndotëse dhe të gjeneratës së fundit!

 Janar - Shkurt 2024 numëroi 13,597 mjete të regjistruara për herë të parë:

 +65% më shumë krahasuar me Janar-Shkurt 2019 dhe 51% më shumë krahasuar me 2023

 84% të totalit të tyre e përbëjnë autoveturat, 70% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë për 2019.

 Vihen re indikatorë pozitivë në tipologjinë e tyre kundrejt ndotjes së ambientit, ku 61.4% e autoveturave të regjistruara janë Euro 5 e sipër, 30% më shumë krahasuar me Janar - Shkurt 2023!

  Rinovohet flota me 1,860 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 86% më shumë se Janar - Shkurt 2022!

 -1,209 mjete të çregjistruara në mënyrë të përhershme, me moshë mesatare mbi 22 vjeçare, +23% më shumë se Janar - Shkurt 2023!

Shtetet kryesore të origjinës janë:

 Gjermani 20.2%;

 Itali 19.6%;

 Republika e Koresë 14.3%;

 Zvicër 9.6%;

 Kinë 6.2%;

 Shtetet e Bashkuara 5.5%

Tags: