Seminari mbi aftësitë profesionale të Inspektorëve të Kontrollit Teknik.

You are here

DPSHTRR në bashkëpunim me Kolegjin Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë (KPGJT), zhvilluan seminarin mbi aftësitë profesionale të Inspektorëve të Kontrollit Teknik.

Me përfaqësues dhe ekspertë të fushës nga KPGJT:

  • Z. Manfred Ziegle, Ekspert Gjerman
  • Z. Jorgo Kaçani, Dekan i KPGJT
  • Prof. As.Arian Bisha, Përgjegjës Dpartamenti në KPGJT
  • Dr. Xhemali Pejtamalli, Pedagog në KPGJT
  • Msc. Zamir Rira, Pedagog në KPGJT

Duke konsideruar eksperiencën edhe nga subjekte të huaja, në fokusin e këtij seminari ishin:

  • Procesi i kontrollit teknik, pajisjet e domosdoshme teknike për kryerjen e testimit, reflektimi në sistem i vlerave të lejueshme për secilin tregues teknik si kriter i domosdoshëm për kualifikim.
  • Pulla e vlefshmërisë që ngjitet në targën e pasme si objekt kontrolli nga policia në rrugë, Certifikata e Kontrollit Teknik si pjesë e dokumentacionit që mban drejtuesi mjetit.

Trajnime të mirëfillta profesionale sipas standardeve më të fundit, për të sjellë shërbime sa më cilësore për të gjithë qytetarët!

Falenderojmë trajnuesit për profesionalizmin!

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”