DPSHTRR kryen kontrollin e e subjekteve në fushën e agjencive, autoriparimeve, shitblerjeve, gomisterive, karrocerive, mbledhjes, depozitimit dhe shkatërrimit të mjeteve, pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura

You are here

Për të rritur sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në rrugë, standardet e subjekteve ku ushtrohen veprimtaritë përkatëse, në zbatim të Ligjit nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi, DPSHTRR do të kryejë kontrollin e subjekteve në fushën e agjencive, autoriparimeve, shitblerjeve, gomisterive, karrocerive, mbledhjes, depozitimit dhe shkatërrimit të mjeteve, pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura.

Ky hap është i rëndësishëm për të garantuar një nivel më të lartë të kontrollit të cilësisë së këtyre subjekteve.

Objektivi kryesor është rritja e profesionalizmit në kryerjen e këtyre veprimtarive.

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”