DPSHTRR

You are here

Trajnime për stafin e Kontrollit Teknik të mjeteve!

    Një shërbim cilësor i Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore kërkon trajnime të vazhdueshme mbi aktet rregullatore, përditësim dijesh teknike e informatike, asimilim metodike pune e komunikimi me qytetarët dhe subjektet, shkathtësim të personelit të ri dhe ndarje eksperiencash më rezultative të skuadrës së inspektimit!

Targat suvenir në Klik Ekspo Group!

   Nga data 1-4 Dhjetor u zhvillua panairi Klik Ekspo Group në Pallatin e Kongreseve ku morëm pjesë ndër të tjera me punishten e targave suvenir.

Punimet pranë Qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) në DRSHTRR Vlorë

   

Kantieri i ndërhyrjes së plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) në DRSHTRR Vlorë përballoi reshjet e shumta, kanalizimet e reja drenazhuan perfekt në një zonë që mbytej me 10 minuta shi!  Projekti dhe cilësia marrin nota!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë

   

Automotorizimi shqiptar ju uron Gëzuar Ditën e Pavarësisë! #28Nëntor

Le të përkujtojmë sot rrugën e gjatë të përshkruar e të festojmë atdhedashurinë kudo që ndodhemi!

Këshilla për një udhëtim sa më sigurt në ditët me shi

   

 Në ditët me shi, drejtuesit e mjeteve duhet gjithmonë të kenë parasysh këto këshilla për një udhëtim sa më sigurt:

Kontrolloni funksionalitetin e fshirëseve të xhamave!

Përshtatni shpejtësinë dhe mos bëni manovra të papërgjegjshme!

Ruani distancën e sigurisë!

Mbani të dyja duart në timon!

Kontrolloni dhe përdorni gomat e përshtatshme!

Shmangni frenimin e menjëhershëm dhe të papritur!

Mbajtja e dritave ndezur ju qartëson pamjen dhe ju bën më të dukshëm nga mjetet e tjera!

Respektimi i sinjalistikave rrugore nga përdoruesit e rrugës

   

Sa respektohen sinjalistikat rrugore nga përdoruesit e rrugës? Zbulojeni në episodin e radhës të “N’Timon” - Top News!

DPSHTRR - pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës- organizuar nga Klik Ekspo Group

   

DPSHTRR, pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group!

Përgjatë datave 1-4 Dhjetor 2021, DPSHTRR do të jetë pranë jush me:

Targat Suvenir – një nga shërbimet më të dashura veçanërisht pranë festave të fundvitit!

Këndi i Sigurisë Rrugore - Një improvizim i rrugës me të gjitha sinjalistikat përkatëse ku vogëlushët do pedalojnë me biçikleta e do mësojnë dhe edukohen mbi rregullat dhe si duhet të sillen në situata të ndryshme e të përditshme. 

Ta Pastrojmë Shqipërinë- DPSHTRR i bashkohet nismës

   

Në prag të festave të nëntorit, DPSHTRR iu bashkua nismës “Ta Pastrojmë Shqipërinë”!

Falenderojmë kolegët e DRSHTRR Fier dhe Sarandë që u solidarizuan me nismën! 

Patriotizëm nuk është vetëm ta duash vendin tënd, por edhe të respektosh e të mbash pastër ambientin ku jetojmë!

Projektet edukative mbi Sigurinë Rrugore

  

Krenohemi në këto 2 vjet për të gjitha nismat, projektet dhe eventet edukative për sigurinë rrugore!

Vijon puna rikualifikuese e QKT në DRSHTRR Vlorë!

    Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik (Kolaudimi) në DRSHTRR Vlorë, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor! Punimet vijojnë pa e ndërprerë shërbimin!

Vendos kokoren!

    #VendosKokoren
A e dini se 97% e çiklistëve të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja fatale, nuk kishin vendosur kokoren!
Për përdoruesit e scooter elektrik, një mjet i ri që gjithmonë e më shumë po përdoret në rrugët e kryeqytetit:
Vendosni kokore
Respektoni semaforin dhe këmbësorët
Sinjalizoni me zile për të njoftuar përdoruesit e tjerë të rrugës
Jini të dallueshëm përmes ndriçimit veçanërisht kur udhëtoni në darkë
Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore! Jep kontributin tënd, shpëto jetë!

Vijojnë punimet në DRSHTRR Vlorë!

    Automotorizimi Shqiptar po merr veten dhe formën anembanë vendit! Punimet nga sallat e shërbimeve dhe testimit të lejedrejtimit në DRSHTRR Vlorë! Kushte më të mira pune, ergonomi, standardizim i mobilimit dhe pajisjeve!

DRSHTR - KORÇË KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - MARRJE TË AMBIENTEVE ME QIRA

Drejtoria Rajonale e Sherbimit të Transportit Rrugor Korçë kërkon të marrë një ambjent me qira në Bashkinë Pogradec, ku të ushtrojë aktivitetin e saj në lidhje me shërbimet që do të ofrojë me qytetarët, kryesisht me pagesën e taksave dhe rinovimin e lejeve të drejtimit etj.

Pages