Para se të importoni një mjet, fillimisht sigurohuni nëse ai i përmbush kriteret e kategorisë mjedisore!

Data e lajmit: 22 Jan 2024

Para se të importoni një mjet, fillimisht sigurohuni nëse ai i përmbush kriteret e kategorisë mjedisore!

Kategoritë e mjeteve që lejohen të importohen dhe regjistrohen në Republikën e Shqipërisë, janë:

  • Për kategorinë mjedisore EURO 4 e sipër, lejohet të importohen Autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në një shtet tjetër.
  • Për kategorinë mjedisore EURO 3 e sipër dhe me moshë jo më shumë se 15 vjet lejohet të importohen kamionë dhe furgonë deri në 3.5 ton dhe autobusë mbi 8+1 vende deri në 5 ton, me vit prodhimi 2009 e lart.
  • Për kategorinë mjedisore EURO 5 e sipër, lejohet të importohen Autoveturat e reja, Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër.
  • Mjete historike RETRO për të cilat duhet paraprakisht të mirë informoheni në webin: www.retro.al

Kujdes! Burime jo zyrtare publikojnë lajme të rremë mbi importin e mjetit!

Për çdo informacion vizitoni: www.dpshtrr.gov.al ose na kontaktoni në dpshtrr@dpshtrr.gov.al ose telefononi në: +355 68 80 15 833