DPSHTRR

You are here

Asetet më të reja të DPSHTRR, në Prezë!

   Në 2018-ën selia qendrore po thyhej nga mbingarkesa, refugium-peccatorum nga bëmat por edhe nga kushtet ku punohej, në një ngrehinë shtuar me ndërtim pa leje, sajuar e shëmtuar. Tërmetet e 2019-ës e listuan rrezik jete dhe bashkë me protokollet e pandemisë detyruan 2/3 e personelit të distancohet, në fillim me qera sot në kushte dinjitoze në një nga asetet më të reja të DPSHTRR, në Prezë! Së shpejti çelim garën për ndërtimin nga themelet të selisë qendrore, që do të jetë një tjetër vepër arkitekturore moderne për Tiranën!

Web i ri i DPSHTRR!

   

Edhe gunën edhe punën! 2022-shi me tjetër risi për DPSHTRR! Web i ri, i riorganizuar, i përmirësuar si strukturë informacioni e i përditësuar në tërësi, në çdo menu e përmbajtje, modul e aplikacion, për një funksionalitet maksimal në shërbim të qytetarëve e subjekteve që interesohen për shërbimet e transportit rrugor!

Transformim epokal i Shërbimeve të Transportit Rrugor!

    Transformim epokal i Shërbimeve të Transportit Rrugor! Automotorizimi Shqiptar sot njeh momentin më të mirë historik sa i takon investimeve infrastrukturore, standardeve të shërbimit për qytetarët e subjektet, kushteve të punës për punonjësit e sigurinë për arkivat, proceset e sistemet!

Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit ONLINE!

   

Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Si të rezervoni kontrollin teknik të mjetit në e-Albania?

-Identifikohuni në portalin e-Albania;

-Zgjidhni shërbimin “Rezervim për Kontrollin Teknik të Mjetit”;

-Klikoni butonin "Përdor";

-Plotësoni të dhënat e kërkuara në formular lidhur me orarin, datën dhe ku do të kryeni kolaudimin e mjetit;

-Klikoni butonin "Dërgo" për finalizimin e aplikimit.

-Hyni përmes faqeve:

Riformatojmë faturën e taksave të mjetit rrugor!

   Riformatojmë faturën e taksave të mjetit rrugor për të mirëorientuar taksapaguesin, kontrollin rrugor (brenda e jashtë vendit), shoqëruar me informacion të plotë mbi si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë (TVMP) apo taksa e luksit (TVML), çdo udhëzim mbi çregjistrimin provizor, riaktivizimin e mjetit për qarkullim, afatet e taksave dhe kontrollit teknik të mjetit, çregjistrimi i përhershëm, përjashtimi nga taksat, etj.

Qytetarë respektoni protokollin higjieno-sanitar të COVID-19!

   

Shërbimi në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR-së me rregulla strikte për zbatimin e protokollit higjieno-sanitar të COVID-19

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi të paraqiteni pranë sporteleve tona të pajisur me maska. Certifikata e vaksinimit, nuk përbën përjashtim në mbajtjen e maskës. 

Brandimi i ri në Prezë!

   

Brandimi i ri po i jep nur kompleksit tonë të ri në Prezë, sepse imazhi e kushtet e punës ndikojnë fuqimisht tek ekipi dhe tek qytetarët! Automotorizimi Shqiptar po kthehet në një institucion kombëtar të denjë e larg asaj që gjetëm pak vite më parë! Rrisim përditë vlerën e entit, cilësinë e shërbimeve, investimet infrastrukturore por edhe kreativitetin për identitet kulturor e bashkëkohor!

Në kantierin e DRSHTRR Korçë vijon puna!

   

Në kantierin e DRSHTRR Korçë, kompleks rajonal tërësisht i ri! Kushte dinjitoze edhe për shërbimet e transportit rrugor të qarkut juglindor!

Transformim rrënjësor i Automotorizimit Shqiptar! Financimi 100% nga vetëadministrimi!

Zyrtarizimi i bashkëpunimit DPSHTRR - Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar!

   

Lajm i mirë zyrtarizimi i bashkëpunimit midis DPSHTRR dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar!

Marrëveshja e saponënshkruar ka si qëllim:

-Bashkëpunimin e dy institucioneve për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme me interes zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve me rregullat bazë të sjelljes qytetare e Sigurisë Rrugore për grupmoshën 6-14 vjeç.

Vijon puna për rikualifikimin e plotë të Qendrës së Kontrollit Teknik të DRSHTRR Shkodër!

   

Vijon puna për rikualifikimin e plotë të Qendrës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore, të DRSHTRR Shkodër, ku ndërhyrja do të jetë në objekt dhe në të gjithë sheshin funksional. Investim i DPSHTRR nga vetëfinancimi!

Sip. totale 4,900 m2

Sip. objekti ​1,045 m2

Ndërhyrjet në QKT (Kolaudimi):

• Rikonceptim i organizimit të marrjes së shërbimit në kapanon;

• Lyerje godinës brenda dhe jashtë;

• Hidroizolim tarrace;

• Dyer/dritare të reja;

• Shtrim i ri me pllaka dhe shtresat speciale për KT;

Një kënd i ri statik për Sigurinë Rrugore në shkollën “Harry T. Fultz”!

   

Në 100-vjetorin e themelimit të shkollës teknike “Harry T. Fultz” (sot Instituti HTF), Maj 2022, kemi projektuar një bashkëpunim kuptimplotë! Jetëzimin e një Këndi tjetër statik të Sigurisë Rrugore, pas atij të Vlorës, këtë herë në Tiranë! Një mundësi më shumë për aktivitete edukative mbi sigurinë rrugore dhe simulimin real të rregullave të qarkullimit rrugor brenda kampusit!

Edukimi rrugor duhet të nisë që në fëmijëri për të garantuar rrugë më të sigurta, përdorues rruge më të vetëdijshëm dhe drejtues më të përgjegjshëm mjetesh në të ardhmen. 

KONTROLLI TEKNIK: QERSHOR-DHJETOR 2021!

   

KONTROLLI TEKNIK: QERSHOR-DHJETOR 2021!

Në këtë 7-mujor, nga rinisja e shërbimit nën administrimin e DPSHTRR, janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 213,063 mjete, nga të cilat:

Automjete (4+1/8+1) 69.9%

Kamion 19.6%

Motomjete 5.3%

Autobus 2.5%

Rimorkio 2.2%

Mjete ndërtim/punë toke 0.5%

60,120 (28.2 % e totalit te mjeteve) janë ngelur/ refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj! Infografikat pasqyrojnë shkaqet e testeve ngelëse, numrin e ritestimeve dhe volumin sipas QKT-ve!

Rezervimi i orarit të Kolaudimit ONLINE!

   

Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin dikur me radhën!

Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë, normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!

GËZUAR VITIN E RI në #RetroStyle!

   

Pas një viti të gjatë pune e përkushtimi, erdhi momenti për të festuar #RetroStyle duke ju uruar GËZUAR VITIN E RI!

Stafi i DPSHTRR Elbasan ndihmon pediatrinë në Spitalin e Elbasanit!

   

Stafi i DRSHTRR Elbasan, në prag të festave, iu gjend pranë pavionit të pediatrisë në spitalin e Elbasanit, Qendrës Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta dhe shelterit të qendrës “Tjetër Vizion” duke dhuruar dashuri e ngrohtësi! Faleminderit Z. Adi Qose!

Rikujtesë mbi ndryshimet ligjore për Leje Drejtimi!

Për të gjithë të interesuarit që kërkojnë të pajisen me leje drejtimi, ju rikujtojmë se pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjes në fuqi me datë 21.12.2021 të Vendimit nr. 778 datë 15.12.2021 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 153", datë 07.04.2000 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e Rregullores për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë" e ndryshuar:

Njoftim për mjetet që udhëtojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

Për drejtuesit e mjeteve që mund të udhëtojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë shkas nga disa probleme të konstatuara në disa pika doganore të huaja, nëse jeni me Certifikatë Kontrolli Teknik (kolaudimi) të mjetit që ka skaduar si afat (certifikatat e SGS) dhe jeni në periudhën e +12 muajve që shton si afat Kodi Rrugor i ndryshuar (nga 1 vit në 2 vjet për autoveturat e përdorimit vetjak), DUHET të kaloni pranë Qendrave të Kontrollit Teknik në çdo drejtori rajonale të DPSHTRR të pajiseni me vulën me afatin e zgjatur në lejen e qarkullimit

Risi - PIT STOP EDUKATIV

PIT STOP EDUKATIV
Libërthi i Shoferit për Sigurinë Rrugore

Rezervimi i orarit të Kolaudimit ONLINE!

Tjetër PUNË E MIRË! Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Atmosfera festive në DRSHTRR Tiranë!

   

Atmosfera festive e fundvitit po vesh drejtoritë tona rajonale, me kontributin e ekipit! Një përshëndetje e veçantë na vjen nga DRSHTRR Tiranë!

Pages