Statistika të rifitimit të Leje Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Janar 2024!

You are here

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Vetëm 119 persona nga 883 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022-Janar 2024!

Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 35 riregjistrime, u paraqitën 21 kandidatë ku vetëm 6 prej tyre rezultuan fitues!

883 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 13.4% prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!

Nuk ka shpëtim përveç riedukimit!

Koka bën, koka pëson!

Angari e kosto që mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon!

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja!

Mëso Programin e Normave të Sjelljes dhe ushtrohu me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në web:

https://lejedrejtimi.dpshtrr.al

Shkarko aplikacionin në mobile:

 

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”