Trajnime dhe kualifikime me Kryetarët e Degës së Burimeve Njerëzore dhe Juristët

Data e lajmit: 30 Jan 2024

Fundjava na gjen me trajnime dhe kualifikime të ekipit!

Së bashku me Kryetarët e Degës së Burimeve Njerëzore dhe Juristët që ofrojnë shërbimin e ndryshimit të pronësisë së mjeteve në DRSHTRR, sot u zhvillua trajnimi lidhur me zbatimin e procedurave, funksionet e përditshme si dhe ato vendimmarrëse në punë, në përputhje me misionin, parimet dhe vlerat, të cilat duhet të karakterizojnë veprimtarinë e një punonjësi në institucion, si dhe sjelljen në raport me qytetarët.

Kodet e etikës janë instrumente të rëndësishme për të siguruar sjellje etike dhe integritet në institucion, duke kontribuar në ndërtimin e një mjedisi pune të shëndetshëm dhe të besueshëm.

Respektojmë standartet e cilësisë dhe kujdesemi për çdo detaj për të ofruar shërbime dinjitoze, si pjesë të rrugëtimit tonë drejt përmirësimit të vazhdueshëm!