Statistika mbi flotën vendase të mjeteve rrugore për vitin 2023!

Data e lajmit: 26 Jan 2024

Një panoramë shifrash mbi flotën vendase të mjeteve rrugore përgjatë vitit 2023, në rritje si numër mjetesh aktive dhe në rritje si vlerë mesatare mjeti që hyn dhe regjistrohet në!

Statistikat e vitit 2023 tregojnë për rritje të flotës së mjeteve aktive, ku krahasuar me vitin 2018:

  • 867,765 mjete aktive, 50% më shumë;

  • 314 mjete/1000 banorë, 55% më shumë;

  • 78,157 mjete të regjistruara për herë të parë, 30% më shumë;

  • 74% më shumë mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite.

  • Vlera mesatare e një autoveture të regjistruar për herë të parë është 1,011,351 Lekë,

Shtetet e origjinës së mjeteve kryesohen nga Gjermania me 21.4% e pasuar nga:

  • Italia me 21%

  • Republika e Koresë 10.8%

  • Zvicra 10.1%

  • SHBA 5.2%

  • Kina 5%

6,802 mjete me moshë 22 vjeçare të çregjistrura, 42% më shumë krahasuar me 2021!

Tregues pozitiv i rritjes ekonomike dhe provë e rritjes së mirëqënies në vendin tonë!

Shifrat flasin shumë qartë për përmirësimin drastik të mjeteve tona rrugore të lëvizjes dhe të transportit, si vlerë mesatare mjeti, si komoditet e siguri, si edhe më miqësore ndaj mjedisit!