Miratohet Leja e Ndërtimit për rikualifikimin total të DRSHTRR Kukës!

You are here

Miratohet Leja e Ndërtimit dhe kështu nisim shumë shpejt punimet për rikualifikimin total të DRSHTRR Kukës!

Në kuadrin e rigjenerimit total të Automotorizimit Shqiptar anembanë vendit, erdhi momenti për transformimin rrënjësor të DRSHTRR Kukës. Modernizojmë shërbimet e transportit rrugor për bashkitë: Kukës, Tropojë dheHas e ku do të shërbehen rreth 27,450 drejtues mjetesh me një flotë prej 20,300 mjete rrugore me 70,000 shërbime në vit (përfshirë një numër të konsiderueshëm mjetesh nga Kosova që shërbehen për Testin e Tahografit)!

Investimi përfshin ndërtimin e objektit të ri me sipërfaqe 420 m2 (administrata, salla e shërbimeve dhe klasa e testimit), rikonstruksionin e kapanonit të QKT, ambienteve të administratës dhe arkivës në të, si edhe të hapësirës së jashtme funksionale me 30 vendparkime, në një total për 5,600 m2 sipërfaqe ndërhyrje!

www.dpshtrr.gov.al

Tags: