1 Vit nga zgjatja e afatit të vlefshmërisë së Lejes së Drejtimit në 15 vjet! 

Data e lajmit: 07 May 2024

 1 Vit nga zgjatja e afatit të vlefshmërisë së Lejes së Drejtimit në 15 vjet! 

 DPSHTRR risjell në vëmendje datën 3 Maj 2023, ditë në të cilën afati i vlefshmërisë së Lejes së Drejtimit u zgjat nga 10--> 15 vite! Ndajmë me ju disa fakte interesante mbi impaktin e këtij ndryshimi në 1 Vit:

168,706 qytetarë  kanë përfituar, të cilëve u kemi kursyer:

--> 694,514,458 ALL (shpenzime direkte dhe indirekte);

-->84,353 ditë pune;

--> 2,868,000 km rrugë;

--> 200,760 litra karburant.

 Institucioni ynë vijon misionin e tij për të përmirësuar shërbimet dhe lehtësuar procedurat drejt një sistemi të unifikuar me BE!