Automotoparku i parë Shqiptar.

You are here

Vijon puna në Njësinë e Investimeve të DPSHTRR për planin fillestar, paraqitjet e koncept projektit të Automotoparkut të parë Shqiptar, investim i shumëpritur!

Zona kandidate, në Elbasan (Krastë), është drejt konfirmimit përfundimtar!

Ndonëse pandemia vonoi shumë procese.

Jemi shumë pranë vendimit për këtë vepër fantastike!
Projekti synon krijimin e kompleksit të parë multi-funksional për zhvillimin e sektoreve të ndryshëm të automotorizimit, dhe jo vetëm. Një hapsirë që do të sjelle për herë të parë kulturën e motosportit në kushte sigurie të plotë ne Shqipëri, e cila do të mundësoje zhvillimin e garave kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, në asfalt dhe jashtë tij. Kjo do të mundesoi evidentimin dhe promovimin e talenteve të reja në motosport, e gjitha sipas standarteve të përcaktuara nga FIA dhe FIM.
 

Qëllimi i saj:

  1. Pistë me hapsirë rreth 2000 metra, të përmasave ndërkombëtare
  2. Pistë offroad, për të zhvilluar në mënyre të kontrrolluar sportet që ushtrohen jashtë rruge si Motocross, Trail, Crosscar, Autocross, Rallycross etj.
  3. Mundësia për të zhvilluar edhe sporte të tjera si Glider, Paragliders, Balona, Skydiving etj.

Cfarë do të përmbaje:

  1. Kompeticione të nivelit rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar në automobilizëm si për disiplinat bazë drag dhe drift, e per tu ngjitur më tej në garat WTCC, GT, Endurance  e deri tek garat me makina një vëndëshe si (F2, F3, F4 dhe E) etj
  2. Kompeticion të nivelit ndërkombëtar në motoçiklizmem, Moto3, Moto 2, Superbike etj
  3. Track Experience (Evente të organizuara nga marka te marka të caktuara automjetesh dhe/apo motoçikletash).
  • Kurse trajnimi për autovetura:
  1. Leje Drejtimi Plus
  2. Kursi Bazë
  3. Kursi i Kondesuar
  4. Kursi Intensiv
  5. Kurs i Personalizuar
  6. Kurs për Profesionist
  • Kurse trajnimi për mjetet Offroad:
  1. Offroad dhe Asfalt
  2. Kurs i Avancuar 4X4
  3. Aventurë në natyrë
  • Kurse trajnimi për motoçikleta:
  1. Kursi Bazë
  2. Kursi Dinamik
  • Kurse trajnimi profesionale:
  1. Kurs bazë dhe i avancuar për mjetet e transportit të mallrave
  2. Kurs bazë dhe i avancuar për mjetet e transportit të udhëtarëve
  3. Program i personalizuar për drejtuesit e mjeteve të ruajtjes së sigurisë fizike, të shoqërimit të personaliteteve, etj.
  • Programe specifike për drejtuesit profesionist të forcave shtetërore:
  1. Emergjencat civile
  2. Forcat e rendit
  3. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë
  4. Forcat e ushtrisë
  5. Etj

Gjithashtu do të ketë edhe shumë benefite të tjera, si organizim eventesh indoor dhe outdoor etj.

 

#DPSHTRR #MIE #BashkiaElbasan #AutoMotoParkAlbania #FIA #PistaTestimi #AutoMotoSport #GaraNëStandardeSigurie #Ekonomi #ZhvillimTurizëm #Punësim #ACA #ËndrraQëJetëzohen #ShqipëriaQëDuam


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”