Automotoparku i parë shqiptar - Realizohet rilevimi digjital ajror

Data e lajmit: 14 Mar 2021

Fundjava  e mirëseardhjes së pranverës na gjeti në  Krastë, Elbasan! 

U krye rilevimi digjital ajror (Aerial Survey), për krijimin e Ortofotos, duke përdorur pajisje topografike me saktësi të lartë, GPS; Dron - Total Station, ndërsa vijon puna në studio me pozicionimin dhe saktësimin e gjurmës për AMP (Automotoparku i parë shqiptar) dhe kompleksin e ri rajonal, të DRSHTRR Elbasan.

Në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe MIE do dorëzohet materiali teknik dhe relacioni, për draft VKM-në që do t’i ndezë dritën jeshile, këtij projekti historik, për Automotorizimin Shqiptar; motorsportet; polin kulturor RETRO; programet speciale mbi sigurinë rrugore dhe shërbimet e transportit rrugor. 

 #DPSHTRR

 #MIE 

#BashkiaElbasan 

#Automotopark 

#AMP

 #RetroAlbania