Çelet kantieri për ndërtimin e ri nga themelet në DRSHTRR Korçë

Data e lajmit: 23 Apr 2021

Gëzuar KORÇA!! Pas dekadave në kushte të mjerueshme, do të ngrejmë lart dinjitetin e Automotorizimit Shqiptar edhe në një tjetër qark! 

Investim domethënës për një fluks vjetor prej mbi 120 mijë shërbime.

‪DRSHTRR e re Korçë (në truallin e ri 3,556 m2) do të jetë në një pozicion shumë praktik për aksesimin, një lehtësim e rritje cilësie shërbimesh për mbi 60 mijë drejtues mjetesh e mbi 32 mijë mjete si qark, kushte pune dhe sigurie, infrastrukturë tërësisht e re, në standarde për arkivat, kontrollin fizik, testimet, monitorimin dhe gjithë proceset! 

Për më shumë shiko në: 

https://www.dpshtrr.al/drshtrr-korce

#TransformimiDPSHTRR #MIE
#VëmendjaTeQytetarët #Mirëadministrimi #DRSHTRRKorça #AutomotorizimiShqiptar