Çregjistro mjetin në mënyrë të përhershme!

Data e lajmit: 18 Apr 2024

Keni një mjet i cili është jashtë përdorimi që nuk ka vlerë historike dhe të cilin ju prej kohësh nuk e përdorni më?

Çregjistro mjetin në mënyrë të përhershme!

Paraqituni pranë Drejtorisë Rajonale ku ju keni vendbanimin dhe prezantoni:

 Dokument Identifikimi;

 Lejen e Qarkullimit të mjetit;

 Certifikatën e pronësisë së mjetit (nëse nuk jeni i pajisur me lejen e re të qarkullimit);

 Targat e mjetit;

 Vërtetimin RBS;

 Certifikatën e shkatërrimit;

 Denoncimin nga Policia e Shtetit, në rast humbje/ vjedhje të dokumenteve ose targës/targave të mjetit.

VINI RE
Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) deri në momentin e çregjistrimit, duhet të jenë shlyer.