Disa nga ndryshimet në Kodin Rrugor propozuar/lobuar nga DPSHTRR

You are here

   

  •  Përputhja me Direktivën e BE për afatet e Kontrollit Teknik (Kolaudimi): çdo dy vjet për mjetet me km; çdo 1 vit mjetet taksi, autoshkolla, transport udhëtarësh; pas tre viteve nga regjistrimi i parë në Shqipëri për mjetet e reja. Heqja e vulës nga leja.
  •  Futja e masës këshilluese, pa gjobë, me pasqyrim në sistem, për kundravajtjet e lehta dhe pa pasoja, të herës së parë.
  •  Rikthim në Autoshkollë nga e para për drejtuesit e mjeteve që iu anullohet Lejedrejtimi pas humbjes totale të pikëve.
  •  Rritje e afatit për ndryshimin e pronësisë së mjetit, deri në 30 ditë, pastaj gjobitesh.
  •   Heqje e afateve të pritjes (15-30 ditë) për humbje/vjedhje dokumenta ose targa mjeti. Lëshimi menjëherë i dokumentave/targave të reja.
  •  Përafrim me Direktivën 2003/59/EC, për kategori Lejedrejtimi për mjet transporti publik, D1, D (dhe taksi) hiqet detyrimi për aftësim transporti mallrash. Risi, kalimi direkt nga kategoria B, pas tre viteve, te kategoria D1 (mosha minimale 21 vjeç) dhe më pas te kategoria D (mosha minimale 24 vjeç).
  •  Përafrim me Direktivën 2003/59/EC duke bërë që disa kategori lejedrejtimi të vlejnë edhe për kategoritë më të ulëta.
  •  Rritje e afatit të vlefshmërisë së kualifikimit në testin e Teorisë, nga 6 në 12 muaj.
  •  Afati i vlefshmërisë (5 vjeçar) për Lejedrejtimet D1, D1E, D dhe DE. Dhe sipas grupmoshave, janë të vlefshme për persona deri në 65 vjeç.
  •  Rregullim për Vespat për mundësi riregjistrimi nga targat Retro në targa blu standard.
  •  Saktësim kategorie Biçikletë/Mjet me Pedale. Rregullim i paqartësive për mjetet e importit nga Kina dhe mjetet elektrike.
  •  Rregullim përkufizimi për Ciklomotorët, shtuar edhe mjetet e tilla me 4 rrota.
  •  Materialet e formimit të kursantit për Lejedrejtimi duhet të certifikohen nga MIE-DPSHTRR. Penalizohet çdo botim jozyrtar, i paunifikuar e i paharmonizuar.
  •  Përcaktohet se DPSHTRR ngarkohet me ligj të destinojë nga të ardhurat si ent për programe edukative mbi sigurinë rrugore.
  • Ndryshimet e tjera janë të karakterit të ashpërsimit të masave, gjobave, penaliteteve për kundravajtjet e përsëritura, për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkooholit, shpërqendrimin nga celulari, mosvendosjën e rrypave të sigurimit para e mbrapa, manovrat e rrezikshme, qarkullimin pa siguracion të detyrueshëm, për zbatim nga organet e kontrollit të Policia e Shtetit, propozuar dhe lobuar nga Ministria e Brendshme.  (një fushatë mirëinformuese do pasojë!

#DPSHTRR 

#MIE 

#KodiRrugorRSH 

#SiguriaRrugore 

#PërputhjeDirektivaBE 

#Edukim 

#AutomotorizimiShqiptar 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”