Dita e tretë e trajnimit 3 ditor mbi "Projektin e Sistemit eDPSHTRR dhe Sistemit Financiar në shërbim të tij"

Data e lajmit: 30 Mar 2024

Në përmbyllje të trajnimit tre ditor mbi projektin e "Përmirësimit të Sisitemit eDPSHTRR dhe Sistemit Financiar në shërbim të tij" u realizua prezantimi i "Modulit të Prodhimit", i cili është një komponent i rëndësishëm në proceset e punës të Entit në prodhimin e targave, shtypshkrimeve dhe personalizimit të Lejeve të Drejtimit.

Përmes trajnimit interaktiv u zhvilluan njohuritë mbi funksionet e modulit ku prezent ishin:

  • Info Business Solutions;
  • AKSHI-t;
  • Kryetarët e Degës së Financës dhe Prodhimit në Drejtorinë e Targave dhe Shtypshkrimeve;
  • Specialistë në Drejtorinë Ekonomike në DPSHTRR;
  • Specialistë dhe Magazinierë në Njësinë e Personalizimit në DPSHTRR.