DPSHTRR dhe ACA - Automobile Club Albania dakordësuan disa risi lehtësuese e shërbime në ndihmë të motorsportit, të apasionuarve të Off-Road dhe bashkëpunim programi edukativ!

You are here

MOTORSPORT, AVENTURË

Regjistrimi (targimi) nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve e Transportit Rrugor si mjete rrugore speciale i mjeteve për qëllime motorsporti, i vlefshëm për qarkullim të kufizuar, brenda e jashtë vendit, që mundëson prova, transferta, pjesëmarrje në gara kombëtare e ndërkombëtare dhe sigurimin e identifikimin zyrtar të mjetit (përjashtuar nga taksa vjetore). Ky standardizim do të kryhet pas certifikimit të mjetit me pasaportë teknike! Aplikimi ofrohet për individë pilotë ose klube/shoqata sportive të federuara në Federatat Shqiptare aderuese në FIA/FIM)!

Homologimi i mjeteve speciale motorsportive të modifikuara, nga DPSHTRR!

Zgjidhje për mjetet 4x4 Off-Road (Trial, Cross-Country, Safari, Turizëm Malor, etj), duke ndihmuar importin jashtë kriterit Euro4 dhe vjetërsisë, si edhe homologimin e posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve e Transportit Rrugor për rastet e projekteve e modifikimeve përtej karakteristikave të prodhuesit! Ofrimin e mundësisë së targës së re speciale, për qarkullim të kufizuar (pa taksa), edhe për këtë kategori mjetesh rrugore!

Ka nisur puna për aktet rregullatore dhe procedura e re e këtyre shërbimeve do të pasqyrohet së shpejti në webin tonë zyrtar:

www.dpshtrr.gov.al

EDUKIMI PËR KULTURË TRAFIKU RRUGOR

Konkursi vjetor kombëtar BEST YOUNG DRIVER, duke nisur për herë të parë nga ky vit, për të përzgjedhur fituesit që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Konkursin Ndërkombëtar të organizuar nga FIA, si projekt ndërgjegjësues e motivues për sigurinë rrugore!

Në takimin me Automobile Club Albania - ACA u diskutua edhe për mundësi zgjerimi bashkëpunimi në planin e shërbimeve të transportit rrugor, përmes rrjetit të ACA, si edhe koordinim mbi projektin Auto Moto Park Albania!