DPSHTRR - Kontrolli Teknik Mobil

Data e lajmit: 07 Sep 2021

Kontrolli Teknik Mobil: Për mjetet e volumeve dhe peshave të mëdha, vjen kolaudimi tek flota/parku juaj.

Në ndihmë të subjekteve, për të mos ngarkuar trafikun e qarkullimin, për të ulur ndotjen e rrezikun që lëvizja e këtyre mjeteve shkakton, DPSHTRR ka nisur ofrimin e shërbimit të Kolaudimit, në shembullin e EasyCheck të Kontrollit Fizik, duke dërguar ekipin tek subjekti.

Ky shërbim i dedikuar, për të garantuar cilësinë e standardet e të cilit po vijojmë trajnime e investime në pajisje të teknologjisë më të fundit, programohet me rezervim, pranë QKT-ve tona rajonale.

Për kontaktet dhe çdo informacion ndihmës:
www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #KontrolliTeknikMobil #Kolaudimi #MIE #UljeNdotjeje #RrugëMëTëSigurta #KursimSubjekteve #MëShpejtMëLirëMëMirë #AutomotorizimiShqiptar