DPSHTRR në bashkëpunim me Info Business Solutions dhe AKSHI realizuan trajnimin mbi "Modulin e Burimeve Njerëzore" i cili shumë shpejt do jetë pjesë e sistemit eDPSHTRR

You are here

Përmirësojmë sistemin "eDPSHTRR dhe atë FINANCIAR" përmes implementimit të modulit të Burimeve Njerëzore i cili do të përmirësojë proceset e Administrimit të punonjësve!

U realizua me sukses trajnimi për Modulin HR, pranë ambienteve të Tech Space me përfaqësues të:

  • Info Business Solutions;
  • AKSHI-t;
  • Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Standartizimit dhe Protokoll-Arkivit;
  • Kryetarëve të Degëve të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse për të gjitha Drejtoritë Rajonale në Shqipëri;
  • Specialistëve të Burimeve Njerëzore të DRSHTRR Tiranë, i cili kishte si qëllim informimin e përdoruesëve mbi mundësitë që do të ofrojë moduli, diskutimin e fushave për ndryshim apo modifikim, evidentimin e problematikave gjatë përdorimit të tij në mënyrë të tillë që në kohën e implementimit të tij, sistemi të jetë plotësisht funksional.

"Moduli i Burimeve Njerëzore", pjesë e sistemit "eDPSHTRR" do të mundësojë:

  • Krijimin dhe ruajtjen e Strukturës Organizative të miratuar;
  • Krijimin dhe ruajtjen e Kartelës së Punonjësit me të gjithë të dhënat që nevojiten;
  • Ruajtjen e historikut të ndryshimit të të dhënave për pozicionet, vlerësim performance, masa disiplinore, komandime në detyrë, etj;
  • Bashkëngjitjen e dokumentave në kartelë për të përmbushur nevojën për ruajtje digjitale të tyre;
  • Alokimin automatik të lejeve vjetore;
  • Gjenerimin e raporteve.

Zhvillojmë sistemet, përqafojmë nevojat në ndryshim të së ardhmes me fokus zhvillimin e vazhdueshëm të Kapitalit tonë Human për të krijuar vlerë të shtuar për DPSHTRR-në në funksion të komunitetit!

Tags: