DPSHTRR përmes Njësisë së Kontrollit realizoi një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme me disa nga përfaqësuesit e këtyre subjekteve!

You are here

 DPSHTRR përmes Njësisë së Kontrollit në vijim të kontrollit dhe zbatimit të Ligjit Nr.9573 mbi kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë të subjekteve në fushën e “Autoriparimit, shitblerjes, depozitimit të mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, realizoi një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme me disa nga përfaqësuesit e këtyre subjekteve!

 Çështjet kryesore të trajtuara në këtë takim ishin prezantimi i:

 Motivit të funksionit të Njësisë së Kontrollit në rritjen e sigurisë së qarkullimit rrugor;

 Rëndësisë së përmirësimit të standardeve dhe cilësisë së shërbimit;

 Nevojës për bashkëpunim në rregullimin e tregut informal;

 Nevojës për formimin e shoqatave në fushën e autoriparimeve të cilat do t’ju vijnë në ndihmë këtij komuniteti duke u bërë zëri i tyre;

 Detyrimeve që duhet të plotësojnë subjektet për të ushtruar veprimtarinë e tyre:

 Punësim i profesionistëve të pajisur me Dëshmi të Aftësisë Profesionale (DAP) dhe Vërtetim të Aftësisë Profesionale (VAP);

 Plotësimin e regjistrave të veprimtarisë;

 DPSHTRR mbështetur në autoritetin e deleguar nga Ligji Nr. 9573 është e angazhuar të sigurojë, që ky treg kaq i rëndësishëm, të operojë konform rregullave të përcaktuara në ligj për një Sektor Automotiv të sigurt dhe të besueshëm për komunitetin!

 Ju udhëzojmë të ushtroni aktivitetin tuaj konform rregullave të përcaktuara në Ligj, pasi Njësia e Kontrollit është e detyruar të marri masa administrative sipas ligjit nëse operoni me parregullësi

Për informacione më të detajuara: https://www.dpshtrr.al/mjete/njesia-e-kontrollit

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”