DPSHTRR, risjell në vëmendjen tuaj rëndësinë që ka Certifikata e Kompetencës Profesionale (CKP), mundësitë që ofron posedimi i saj si dhe informacionin mbi përfitimin e saj!

You are here

 DPSHTRR, risjell në vëmendjen tuaj rëndësinë që ka Certifikata e Kompetencës Profesionale (CKP), mundësitë që ofron posedimi i saj si dhe informacionin mbi përfitimin e saj!

 Çdo subjekt i cili do të ushtrojë veprimtari të transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve brenda/ jashtë vendit duhet të ketë Drejtues Veprimtarie të certifikuar me CKP.

 Nëse ju jeni i pajisur me CKP, keni një mundësi më shumë për punësim në tregun e punës, si Drejtues Veprimtarie i Subjektit të Transportit Rrugor:

 Brenda Vendit të mallrave dhe udhëtarëve, ku mjafton të keni kryer arsimin e mesëm;

 Ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve, e cila përfitohet nga kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe që vërtetojnë se kanë një eksperiencë pune si administrator ose drejtor për një periudhë 3-vjeçare, pa ndërprerje në një ndërmarrje transporti rrugor, si dhe kandidatët që kanë mbaruar studimet e ciklit të parë në arsimin e lartë.

 Si mund të përfitoni?

 Aplikoni pranë DRSHTRR ku ju keni vendbanimin dhe dorëzoni:

 Dokument identifikimi;

 Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Universitetit, ose Dëftesë Pjekurie e shkollës së mesme;

 Ekstrakti i QKB-së për kandidatë me arsim të mesëm, ku të vërtetohet eksperienca 3 vjeçare si administrator kur aplikojnë për transport ndërkombëtar.

Fotografi (6 copë).

 Kandidatët do të marrin pjesë në trajnim më pas në provim. Ata që do të shpallën fitues, do të pajisen me certifikatën e kompetencës profesionale.

 Për informacione më të detajuara mbi CKP: https://www.dpshtrr.al/.../certifikata-e-kompetences...

Tags: 

Të lidhura


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga