DPSHTRR - Tjetër rekord në periudhën Janar-Korrik

You are here

Periudha Janar-Korrik, ka qenë e mbushur me rekorde nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në volume shërbimesh, rendiment dhe të ardhura.

1,715,522 shërbime të ofruara, +29% më shumë se në vitin 2020.

+39% më shumë të ardhura.

+256% më shumë shërbime risi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

426,211,000 Lekë të ardhura nga shërbimet risi gjatë këtij viti ose 272% më shumë se vitin e kaluar.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falë administrimit, përmirësimit të ndjeshëm të shërbimit dhe komunikimit me qytetarët, sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, modernizimit të infrastrukturës e kushteve të punës, rritjes së sigurisë, digjitalizimit, monitorimit, fiskalizimit, zgjerimit të rrjetit në territor, shërbimeve risi e lehtësimeve të procedurave e burokracive, por edhe një ekipi të mirëmotivuar, u japin shtysën për të vijuar punën e për të arritur rezultate dhe rekorde në sfidat e reja të Automotorizimit Shqiptar, siç janë kontrolli teknik i cili kaloi në administrimin ekskluziv të DPSHTRR dhe projekte të tjera historike e investime strategjike si Automotoparku  dhe sistem-platforma  e-Transport.
 
Grafikat pasqyrojnë vetëm të ardhurat e DPSHTRR si agjent tatimor/ndërmarrje me vetëfinancim, % të përcaktuara nga taksa e tarifa shërbimesh dhe të ardhura të tjera takuese që shkojnë në arkën e entit.

#DPSHTRR #MIE #Sukses

#JanarGusht2021 #AutomotorizimiShqiptar


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”