Drejt përfundimit punimet rindërtuese në QKT Korçë

Data e lajmit: 13 Sep 2022

Edhe pak ditë deri në përfundimin e punimeve rindërtuese e rikualifikuese me fonde vetëfinancimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në qendrën e kontrollit teknik Korçë, në kuadrin e rigjenerimit total të automotorizimit shqiptar anembanë vendit.

Po bëjmë gjithë përpjekjet për të rikthyer besimin, kushtet e standardet e duhura, duke garantuar cilësi të shërbimit.