DRSHTRR Korçë - Investim i rëndësishëm për qarkun juglindor

Data e lajmit: 17 Aug 2021

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, po vijon punën në kantierin e ndërtimit të DRSHTRR-së së re në qytetin e Korçës.

Investimi në Drejtorinë Rajonale të Korçës, vjen pas dekadave me godinën e vjetër papërshtatshme për volumin e shërbimeve dhe fluksin e praktikave me mjetet rrugore.

Shumë shpejt qarku juglindor do të ketë kushte optimale pune dhe sigurie shërbimi, infrastrukturë tërësisht të re, në standarde për qytetarët/subjektet, punonjësit dhe arkivat, monitorimin dhe gjithë proceset e testimit dhe certifikimeve.

Për më shumë informacion:
https://www.dpshtrr.al/drshtrr-korce


#TransformimiDPSHTRR #MIE #CilësiKomoditet #EuropaKëtu #InvestimeStrategjike #MeFondeVetëfinancimi

#VëmendjaTeQytetarët #Mirëadministrimi #DRSHTRRKorça #AutomotorizimiShqiptar