Eventi "Kodikët e Beratit", Berat 10 - 12 Maj!

You are here

Berati i “NJË MBI NJË DRITAREVE”, ka qenë më magjik se kurrë më parë në këtë fundjavë të bukur Maji! 

Si një gjerdan i çmuar, nën magjinë e “Mangalemit”, mjetet RETRO dhuruan një shfaqje të jashtëzakonshme në PARADËN e tyre dhe kthyen koka të shumtë turistësh dhe qytetarë vendas!

 Një peisazh fantastik, ku mrekullia e natyrës me Osumin madhështor që degëzon përgjatë qytetit, perfeksioni i dorës njerëzore e mbrojtur nga UNESCO dhe mjetet RETRO që janë asetet më me vlerë për historinë e Automotorizimit Shqiptar e shtuan magjinë e kësaj PARADE! 

 Deri në paradën e rradhës falenderojmë të gjithe Retroistat që falë pasionit dhe dedikimit e mbajnë gjallë këtë frymë!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga