Fundjava Retro - Koleksioni shqiptar i mjeteve historike vjen në Pogradec

You are here

Gjatë fundjavës, koleksioni shqiptar i mjeteve historike, RETRO, nën ritmet e muzikës Jazz&Swing të kuruar nga Hemingway Fan Club Albania, vizitoj qytetin e Pogradecit.

Aktiviteti nisi ditën e shtunë, ku mjetet historike u ekspozuan në shëtitoren “1 Maj” gjatë paradites dhe më pas vijoj me programin artistik me grup muzikor dhe balerina në sheshin “Odeoni”. Ditën e dielë, RETRO, vazhdoj me paradën e mjeteve drejt Parkut Kombëtar të Drilonit dhe ekspozimin e tyre. Gjithashtu, të gjithë kishin mundësinë të porosisnin pranë punishtes lëvizëse të targave suvenir, targën e tyre sipas preferencave ndërkohë që shijonin atmosferën.

RETRO-ës, kësaj here në Pogradec, ju bashkuan dhe koleksionistë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Falenderojmë Bashkia Pogradec për mbështetjen dhe Sherlock Irish Pub për mikpritjen.
Një falenderim i veçantë shkon për komunitetin RETRO, i cili çdo ditë që kalon sa vjen dhe bëhet akoma më i madh.

#RETRO #DPSHTRR #MIE #HemingëayTirana #JazzSwing #PasioniRindizet #KoleksionistëtShqiptarë #RetroCars #VisitAlbania #VisitPogradec