Gara Me Makina Për Vogëlushët në Automotive Fair Albania\ 18-19 Qershor

Data e lajmit: 12 Jun 2022

Në Automotive Fair Albania, në ditën e shtunë dhe të dielë, të datës 18-19 Qershor, duke filluar nga ora 09:00, pranë  Expocity, do të vijnë garat me makinat prej druri, për të gjithë fëmijët e grupmoshës 6-9 vjeç, në hapësirën e dedikuar tërësisht për ta. Vogëlushët, me shpirtin e garës, do të vijnë për të na përcjellë emocionet e çiltra të pilotëve të vegjël. 

Prindër dhe fëmijë, bashkohuni në datat 18-19 Qershor në Expocity, për të kaluar një fundjavë të paharrueshme, plot surpriza.

Për më shumë, vizitoni:www.automotivefairalbania.al