Gati financimi dhe projekti për rikualifikimin e DRSHTRR Dibër

You are here

Lajme të mira për shërbimet e Automotorizimit Shqiptar për Qarkun Dibër! Ka përfunduar projekti dhe është gati financimi për shtesën dhe rikualifikimin e plotë të DRSHTRR Dibër, ku shumë shpejt do të nisin punimet për modernizimin, kushtet cilësore e komode për qytetarët e punonjësit tanë. 

Ndërhyrja, në total, do të përfshijë një sipërfaqe prej 2025 m2, nga të cilat 575 m2 sipërfaqe objekt, përfshirë 205 m2 sipërfaqe ambiente shërbimi; ambiente të Klasës së Testimeve me një sipërfaqe prej 30 m2; ambientet e Kontrollit Fizik me një sipërfaqe prej 70 m2; ambientet e Kontrollit Teknik me një sipërfaqe prej  170 m2; sistemime oborri, ndërtim rruge e parkime me një sipërfaqe prej 1200 m2, si dhe trotuare e vendqëndrime, me një sipërfaqe prej 85 m2. 

Punimet, gjithashtu, do të përfshijnë edhe rrjete të reja, instalime, termo-hidroizolim, sistem antizjarr, brandim, mobilim, sinjalistikë, ambiente sanitare, minipoligon testimi, vendrojë, ndriçim e gjelbërim.

Investimi do të realizohet plotësisht me fondet e DPSHTRR, nga të ardhurat takuese prej vetëfinancimit dhe mirëadministrimit, si ent në 2019-2020, në një rajonale me 24,358 drejtues mjetesh e 16,857 mjete të regjistruara, ku kryhen rreth 70 mijë shërbime në vit. 

Shfleto albumin për tu njohur me ambjentet aktuale dhe projektin tonë transformues!

#PunëJoFjalë 

#MIE 

#DRSHTRRDibër 

#TransformimiDPSHTRR 
#VëmendjaTekQytetarët 

#ShqipëriaQëDuam 

#InvestimePublike 

#AutomotorizimiShqiptar