Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit kur udhëtoni!

You are here

Rreth 1.35 milionë njerëz humbin jetën çdo vit, në të gjithë botën, nga aksidentet rrugore - 1 person çdo 24 sekonda

  • Rreth 30% e fataliteteve ndodhin për shkak të mosvendosjes së rripit të sigurimit në sediljen e automjetit
  • 60% e fataliteteve të pasagjerëve mbrapa ndodhin nga mosvendosja e rripit të sigurimit
  • 500 fëmijë në ditë aksidentohen me pasoja fatale
  • 60% e fataliteteve për moshat 18-45 vjeç, ndodhin nga mosvendosja e rripit të sigurimit
  •  Rreth 50% e të gjitha plagosjeve serioze dhe fataliteteve do të evitoheshin nëse do të ishte vendosur rripi i sigurimit
  • Aksidentet rrugore janë arsyeja numër 1 e fataliteteve të moshave 5-29 vjeç
  • Arsyeja e dytë e fataliteteve nga aksidentet rrugore është mosvendosja e rripit të sigurimit, pas shpejtësisë mbi limite dhe e pasuar nga alkooli në timon
  •  90% e aksidenteve rrugore ndodhin brenda një distance prej 2 km nga shtëpia e drejtuesit të mjetit, ndaj rripi i sigurimit ka rëndësi edhe në rrugë që janë shumë të njohura, urbane ose distanca të shkurtëra
  •  Vendosja e rripit të sigurimit shpëton çdo vit rreth 10,000 jetë në kontinentin Europian
  •  Vendosja e rripit të sigurimit do të evitonte plagosje serioze dhe fatalitete gjithësej rreth 60% të të ulurve përpara dhe 45% të të ulurve mbrapa
  •  Drejtuesi i mjetit do shtonte me 8.3 herë rrezikun për fatalitet, ose me 5.2 herë për plagosje serioze, nëse bëhet pjesë e një aksidenti rrugor gjatë ngarjes së automjetit pa e vendosur rripin e sigurimit
  •  Kosto vjetore globale, konkrete dhe sociale, përllogaritet ~518 miliardë $

Siguria vjen e para

Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit

Respektoni rregullat e qarkullimit

 https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

#DPSHTRR #KëshillaSigurie #EdukimRrugor #SafetyFirst #VendosniRripin #BuckleUp

Video: 

DPSHTRR: Vendosni gjithmonë rripin e sigurimit kur udhëtoni!