Investime - Së shpejti nisin punimet për ndërtimin e ri nga themelet të DRSHTRR Korçë

You are here

Pas mbylljes së procedurës së prokurimit dhe shpalljes së fituesit, javën tjetër, çelim kantierin për ndërtimin e ri nga themelet, të DRSHTRR Korçë.

Ndërtimi në truallin e ri, me një sipërfaqe  prej 3,556 m2, në një pozicion shumë praktik për tu aksesuar, do të lehtësojë dhënien e shërbimeve në kohë dhe cilësi, për mbi 60 mijë drejtues mjetesh e mbi 32 mijë mjete si qark.

Kushte pune dhe sigurie me një infrastrukturë tërësisht të re, në standarde për arkivat, monitorimin dhe gjithë proceset e nevojshme do ti përmbajë investimi më i ri për DRSHTRR Korçë, me një fluks vjetor që i kalon 120 mijë shërbime.

#DPSHTRR #MIE 

#VëmendjaTeQytetarët 

#DRSHTRRKorça 

#AutomotorizimiShqiptar