Janar 2021, zyrat e reja të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tepelenë dhe Përmet.

Data e lajmit: 11 Dec 2020

Nga Janari 2021, hapim Zyrat e reja të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tepelenë dhe Përmet!

I kursejmë qytetarëve rrugë dhe kohë të çmuar duke eliminuar:

  • 125 km rrugë Gjirokastër – Përmet, ose 2 orë e 20 min vajtje-ardhje.
  •  64 km rrugë Gjirokastër – Tepelenë, ose 1 orë e 15 min vajtje-ardhje.

Sjellim më pranë qytetarëve:

  • Përmet: 21,423 shërbime në vit.
  • Tepelenë: 30,534 shërbime në vit.

8 procedurat që do ofrohen në Përmet dhe Tepelenë:

  • Aplikim dhe rinovim i Lejedrejtimit;
  • Aplikim dhe rinovim i Dëshmisë dhe Certifikatës Profesionale;
  • Dokumenti i Lejedrejtimit dhe i CAP;
  • Lejedrejtimi Ndërkombëtar dhe Leje Qarkullimi Ndërkombëtare;
  • Certifikata e Pronësisë së Mjetit;
  • Lejedrejtimi të Përkohshëm dhe Leje Qarkullimi të Përkohshme;
  • Pagesa e Taksës Vjetore të Mjetit;
  • Transferim i dosjeve të drejtuesit të mjetit dhe i dosjeve të mjetit.

#MëLehtëMëShpejtMëLirë#DPSHTRR #MIE #Përmet #Tepelenë #MëPranëJush #VëmendjaTeQytetarët

Video: 

Tepelenë dhe Përmet: Zyrat e reja të Shërbimeve të Transportit Rrugor!