Jiefang C30, 1967/ Zjarrëfikësja Kineze Rrëmben Vëmendjen DeRivaz&Ives Magazine

You are here

DeRivaz&Ives Magazine, është një revistë dedikuar mjeteve klasike të veçanta nga India dhe e gjithë bota, përmbajtja e së cilës na josh me histori rreth automobilave, modeleve dhe markave specifike, të rralla dhe të pazakonta, si dhe reportazhe mbi koleksionistët dhe koleksionet e tyre.

Kuruar nga një ekip specialistësh të njohur të botës së mjeteve historike, një artikull i ri i kësaj reviste prestigjoze iu dedikua një mjeti të rrallë në botë, i cili rrotat i ka ndaluar pikërisht në Shqipëri. 

Jiefang C30, 1967, është zjarrëfikësja kineze e cila rrëmbeu vëmendjen e autorëve të këtij artikulli, dhe jo vetëm. I përket koleksionit të vyer të Z. Arben Përrenjasi, restauruar mjeshtërisht nga Z. Mehdi Halilaj për të debutuar për herë të parë në një publik të gjerë gjatë eventit jubilar të 20-vjetorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Për më tepër detaje dhe foto të mjetit, lexoni artikullin kuruar nga Z. Gautam Sen, i cili ndër të tjera është edhe Zv. Presidenti i Komunikimeve të FIVA - Fédération Internationale des Véhicules Anciens në linkun:

https://magazine.derivaz-ives.com/the-jiefang-c-30-a-red-fire-tender-tha...