Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore, në hapësirat e rikualifikuara të DRSHTRR-së Vlorë.

Data e lajmit: 04 Dec 2020

DPSHTRR krenohet me Projektin e ri Edukativ Kombëtar “Siguria Rrugore”!

Edhe këtë fundjavë u organizuam me kolegët e DRSHTRR Vlorë për Këndin Lëvizës të Sigurisë Rrugore, me njohje rregullash e sinjalistike, respektim përparësie, çfarë është gabim, sjellja e duhur dhe e sigurtë në rrugë, simulim situata kryqëzimesh e ndalesash para vijave e semaforëve, pedalim, kalim rruge në vendet e duhura, shembuj e mësime me botimin e ri ilustrativ e argëtues nga Sektori ynë i Projekteve Speciale e Edukative, risi në organigramën e re të Automotorizimit Shqiptar! Tashmë edhe me ekip të dedikuar dhe me dritë jeshile për shumë aktivitete me fëmijë e të rinj, shkolla e komunitete, çdo javë të vitit, anembanë vendit!

www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

#SiguriaRrugoreNisNgaEdukimi #MIE #SjelljaNgulitetQëNëFëmijëri #DPSHTRR #VizionDheAksionNdryshe #InvestojmëPërSotDheNesër #ShqipëriaQëDuam